Mediat spanjolle: Reali mendon rikthimin e Ancelottit
BKT
Sport

Mediat spanjolle: Reali mendon rikthimin e Ancelottit

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle.

Bëhet fjalë për të trajnerin e ri të Realit. Sipas “Le Ser”, presidenti i skuadrës ‘merengues’, Florentino Perez, po shqyrton mundësinë e rikthimit të Carlo Ancelottit.

Italiani i cili aktualisht është trajner i Evertonit në Premier Ligë, e ka drejtuar Realin në periudhën 2013-2015, teksa në vitin 2014 arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në finale Atleticon e Madridit.