17:33 / 01.06.2021
Daut Haradinaj premton përkrahje për ndërmarrësit e rinj të kryeqytetit
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, premton përkrahje për bizneset e vogla, për të ndërtuar shpirtin ndërmarrës të të rinjve prishtinas.
Këtë premtim Haradinaj ia bëri edhe mikut të tij Rizës.
“Sot me mikun tim Rizën. Bizneset e vogla sikurse ky i Rizës do të përkrahen maksimalisht, për të ndërtuar shpirtin ndërmarrës të të rinjve prishtinas”, ka thënë Haradinaj.























