Kosova-San Marino, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

Kosova-San Marino, ky është rezultati i pjesës së parë

Pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe San Marinos, është mbyllur me avantazhin e ‘Dardanëve’ prej 2-0, raporton RTKLive.com.

Kosova dhe San Marino po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen miqësore. Ishte sulmuesi Vedat Muriqi që zhbllokoj lojën në minutën e 27-të, duke kaluar ‘Dardanët’ në avantazh prej 1-0. I njëjti lojtar gjeti edhe golin e dytë në minutën e 46-të. Ky është goli i 13-të i Vedat Muriqit në fanellën e Kosovës.

Skuadra jonë ishte ekip më i mirë në terren përball modestëve të San Marinos.

Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/