Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Në ditën botërore të biçikletës, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Lorik Pustina, udhëheqës i zyrës së Koordinatore së Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe Era Jashari, nga Oda Ekonomike e Kosovës, do të flasin për "Realiteti i Ri" platforma online për biznese.
Kurse për dokumentarin "Ato Që Bënë Histori", që do të shfaqet nesër në RTK, do të flasin, Mirvete Hasani, Fidajete Spahiu-Mehmeti dhe Besa Çeku, autore e dokumentarit.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























