Ministri Çeku shpërblen Afrim Spahiun me çmim për vepër jetësore
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shpërblyer me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi, Afrim Spahiun, ish-kandidatin për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sa ishte në opozitë, udhëheqësit dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdimisht i kanë akuzuar të tjerët për nepotizëm e klientelizëm, duke premtuar se kur të vijnë në pushtet punësimet dhe shpërblimet do të bëhen bazuar në parimin e meritokracisë.
Ndërsa, tani që janë në krye të institucioneve shtetërore, ministrat e VV-së kanë filluar të punësojnë e emëruajnë në institucione të afërm të tyre e përkrahës të partisë së tyre. Përveç kësaj, ata po i nderojnë me çmime shtetërore.
Afrim Spahiu, i cili u shpërblye me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi “Bekim Fehmiu”, në vitin 2014 kishte garuar për deputet me numrin 83 në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte marrë vetëm 590 vota, mbrëmë e pranoi atë nga ministri Çeku në një ceremoni.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në Facebook.























