Abdullahu pas deklaratave anti-UÇK: U mashtrua populli nga ky koalicion
BKT
Lajme

Abdullahu pas deklaratave anti-UÇK: U mashtrua populli nga ky koalicion

Anëtari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për deputet, Faton Abdullahu, me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar qeverinë Kurti për mashtrim.

Ai ka analizuar tri eventet e fundit politike në Kosovë e që kanë të bëjnë me sulmin ndaj luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

Së fundi, Donika Gërvalla Schwarz që ushtron funksionin e ministres së Punëve të Jashtme në një deklaratë zvicerane dha deklarata ndaj anëtarëve të UÇK-së duke i bërë përgjegjës për vrasje të serbëve, romëve dhe rivalëve politikë pas luftës.

Abdullahu duke e ndërlidhur këtë deklaratë me një deklaratë të Kurtit për “kriminelët e Ballkanit” dhe për anashkalimin e mikut amerikan William Walker, deklaroi se “kjo është politikë e urrejtjes” me të cilat nuk fitoi ky koalicion qeverisës.

Ai beson që kjo retorikë vjen pasi Vetëvendosje me partinë e Vjosa Osmanit nuk kishin garuar në zgjedhjet e fundit me deklaratat që po japin aktualisht.

Statusi i plotë:

Ka diçka të përbashkët në këto tri marrëzi politike ditëve të fundit;

  1. Ajo si e anashkaloj Presidentja mikun amerikan të Kosovës Walkerin,
  2. Ajo si u përgjegj ministresha Gërvalla për UÇK-në në gazetën zvicrane,
  3. Ajo si kryeministri Kurti foli për krimet dhe kriminelët e Ballkanit.

Jam i bindur se kjo nuk është “epokë e re” politike për të cilën kanë votuar qytetarët. Ky është prodhim ashiqare i mashtrimit të msheft të koalicionit që ka fitu. Kjo është politikë e urrejtjes së atyre që kurrë nuk u identifikuan me asgjë të mirë që i ndodhi Kosovës dy dekadat e fundit. Kjo do kohë për t’u kuptuar drejt. Është kohë kur po hiçen gradualisht maskat e pandemisë. Opozita ka detyrë ta bëj deMASKskimin e kësaj politike që gjithçka dëshiron të filloj nga e para apo thënë ndryshe që bashkë me ujin e ndotur ta hedh edhe fëmiun që jemi munduar ta rrisim.


MË SHUME NGA Lajme