Klinaku: Deklaratat e Gërvalles janë shqetësuese për ne
BKT
Lajme

Klinaku: Deklaratat e Gërvalles janë shqetësuese për ne

Intervista e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në një medium zviceran ka dhënë një intervistë ku është ngjallur shumë debat në Kosovë.

Së fundmi ka reaguar edhe Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

“Për ne si OVL UÇK janë shqetësuese deklaratat e Ministres së Jashtme, pavarësisht i mohon apo jo ato. Natyrisht se kjo do të duhej të ngrinte padi ndaj këtij medium, por para se gjithash nuk është punë e një ministre të Jashtme të flet për vrasje apo krime se ajo është punë e drejtësisë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Klinaku thotë se Gërvalla edhe kur ka qenë qytetare e thjeshtë nuk ka pasur të drejtë të flet për vrasje e krime, e lëre më tash që është në pozitën e krye diplomates.

I pari i OVL UÇK-së thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës janë bërë akuza e kundër akuza për vrasje.

“Këto deklarata nuk dëmtojnë vetëm imazhin e UÇK-së, por vet imazhin Kosovën. Ministrja edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit ka bërë akuza të tilla në vend se të mbrojë Kosovën. Dihet se në Kosovë masakra dhe vrasje ka bërë vetëm Serbia”, deklaroi Klinaku.


MË SHUME NGA Lajme