Kombëtarja e Shqipërisë këndon Himnin e Flamurit
BKT
Sport

Kombëtarja e Shqipërisë këndon Himnin e Flamurit

Para miqësores mes Uellsit dhe Shqipërisë, kjo e fundit ka bërë një gjest tejet interesant, ku futbollistët e grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja, kanë kënduar Himnin e Flamurit te porti i Durrësit.

Me trajnerin Reja në krye si dirigjent, futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë me emocione të mëdha dëgjohen duke e kënduar himnin kombëtar në ambient të hapur.

Para ndeshjeve kualifikuese për në Botëror, Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, kundër Uellsit më 5 qershor, dhe tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Republikës Çeke.