09:10 / 04.06.2021
Sonte Kosova-Malta, live në RTK1
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan miqësoren e radhës kundër Maltës në Austri, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” në këtë duel vijnë pas fitores së thellë kundër San Marinos (4-1), takim ky i zhvilluar katër ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar seancën e fundit përgatitore për miqësores me Maltën, pa portierin Samir Ujkani, dhe dy lojtarët Vedat Muriqin e Lorik Eminin të lënduar në miqësoren kundër San Marinos.
Miqësorja me maltezët është një test i mirë për disa lojtarë të rinj. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes edhe në duel me Maltën kërkon fitore.
Miqësorja mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 18:00 dhe transmetohet direk nga RTK1. /RTKLive/























