PDK: Qeveria Kurti po vazhdon kapjen e institucioneve të pavarura
Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur sot për emërimet e fundit nga Qeveria në institucionet e pavarura në Kosovë.
Ajo ka denoncuar emërimet e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill “persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrative”.
Ajo ka përmendur edhe emërimin e aktivistis Rron Gjinovci, në një komision.
Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardhë edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport. Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli.”, kja thënë ajo.
Në KShC, z. Bytyqi figuron si bartës i një programi në Kolegjin Riinvest. Madje ai ka bërë deklaratë nën betim që nuk punon askund tjetër përveç në Riinvest. Deklarata e rrejshme nën betim është vepër penale.
Në Universitetin e Winchester në Britaninë e Madhe, z. Bytyqi figuron si staf i rregullt akademik dhe udhëheqës i një programiu. Sipas Udhëzimit Administrativ me të cilën funksionon KShC, një profesor i rregullt dhe udhëheqës i një programi akademik duhet të jetë me orar të plotë në Kosovë. Z. Bytyqi e ka mashtruar KShC, sepse është udhëheqës i programit në Riinvest, ndërsa jeton dhe punon me orar të plotë në Londër.
Hoxha ka përmendur edhe Hasnije Ilazin e cila ka qenë e angazhuar në organizatën KEC të themeluar nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe ka qenë mentore e Rron Gjinovcit, si dhe profesorin Gëzim Tosuni, që është familjar zv.kryeministrit Besnik Bislimi.
Ajo ka shtuar se Profesoresha Hasnije Ilazi, ka lidhje të ngushte me anëtarin e Komisionit, Rron Gjinovci dhe zëvendësministrin Dukagjin Pupovci. Hasnija ka qenë mentore e z.Gjinovci në mbrojtje të temës së diplomës dhe janë së bashku në Kryesinë e Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Hasnija kryetare, Rroni anëtar i Kryesisë. Z. Gjinovci edhe publikisht ka promovuar punën e profesoreshës Ilazi në rrjetet sociale. Në CV-në e saj, profesoresha Ilazi ka punuar për disa vite në organizatës KEC, si anëtare e Bordit në vitet 2000-2012. KEC është themeluar dhe është drejtuar deri para dy muajsh nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci. Ky paraqet konflikt të pastër interesi dhe tendencë për shtrirjen e ndikimit politik në KShC. Për të fshehur lidhjet e saj me pushtet, Hasnije Ilazi, e ka fshirë CV-në e saj në ueb faqen e Fakultetit Filozofik. Anëtarët e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KShC-së, jozyrtarisht kanë treguar se kanë pas presion nga z. Gjinovci dhe MASHTI, për zgjedhjen e profesoreshës Ilazi në KShC.
Hoxha ka shtuar se Besnik Bislimi ka votuar në Qeveri për nipin e tij Gëzim Tosuni që paraqet
konflikt të pastër i interesit dhe tendencë për ndikimin politik në KShC. Z. Tosuni dhe z. Bislimi e kanë pranuar publikisht lidhjen familjare.
“Nëse ky propozim i qeverisë vjen në Komisionin tonë dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i qeverisë do të jetë jashëzakonisht i madh në këtë institucion të pavarur. Dihet që Kosova është përjashtuar nga mekanizmat që lidhen me cilësinë e arsimit ENQA dhe EQAR dhe kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova në dy vitet në vijim për t’u rikthyer në këta mekanizma të rëndësishëm kanë të bëjnë me mosinterferimin e politikës.”, ka thënë Hoxha.























