Vuçiq për dialogun: Jemi të gatshëm të bisedojmë vetëm për kompromis
BKT
Lajme

Vuçiq për dialogun: Jemi të gatshëm të bisedojmë vetëm për kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk shtoi asgjë të re gjatë adresimit të paralajmëruar për publikun rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi ,përpos se nuk duan një konflikt të ngrirë.

“Dialogu do të vazhdohet në një periudhë të shkurtë kohore. Çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet thirrjes dhe jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje të kompromisit, por jo përbuzje të Serbisë”, tha Vucic në adresimin e paralajmëruar para publikut serb.

Presidenti serb përmendi siç ka bërë shpesh një ankesë të mbështjellë me lëvdata për veten dhe Serbinë se po angazhohet për zbulimin e fatit të personave të zhdukur nga Kosova. Përmendi si shembull gropimin në Kizevak dhe lejimin e vizitës së ekipit dhe familjarëve të të vrarëve shqiptarë.

“Ideja jonë është që shqiptarët të na tregojnë se ku mendojnë se janë varrezat, dhe ne do të gërmojmë aty. Këtë e kërkojmë edhe për ne” tha ai thuajse pushteti serb nuk ka informacion rreth varrezave masive të të zhdukurve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës".

Emisarët Lajcak dhe Palmer për dialogun këtë javë e kishin një aksion diplomatik për të siguruar e rifilluar dialogun mes Kosovës e Serbisë. Të dy takuan të gjithë akterët politik si në Kosovë dhe Serbi.


MË SHUME NGA Lajme