Kisha zhvendoset nga prona private

Kisha zhvendoset nga prona private

Shkruan: Ragip Gjoshi

Për anologji…Solla për lexuesin këtë shembull individual të këmbngulsisë së një plake boshnjake 78 vjeçe për të realizuar të drejtën e saj për pronën e saj dhe për të menjanuar një objekt fetar të ngritur dhunshëm nga prona e saj, për të rënë këmbanat në kokën e të gjithë drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të  profesorëve,studentëve dhe të gjithë udhëheqjës komunale të Prishtinës dhe të Republikës së Kosovës, se është momenti të ndiqet rruga e Fatës e të rrënohet ky objekt,i cili është ndërtuar dhunëshëm dhe ilegalisht në pronat e Universitetit të Prishtinës, i cili për çdo ditë kujton dhunën,krimin dhe gjenocidin e një shteti kriminal! Ndiçeni udhën e Fatës!

 

Sot pothuaj të gjitha mediet e transmetuan një lajm, i cili asocon në gjarjen e rëndë të ngritjës së një kishe ortodokse në pronat e Universitetit të Prishtinës. Shembulli i fitorës së një gruaje boshnjake,dhe  në respekt të veprimit të saj po shënoj këtë ngjarje…Fata Orloviç ,një grua muslimane po lufton që nga viti 2000 për ta zhvendosur kishën ortodokse të ngritur dhunëshëm në oborrin e saj.Kërkesa e saj e parreshtur u realizuapas shumë peripecish.Që ngamëngjesi i së shtunës (5 qershorit 2021) më asnjëherë këmbana e kishës në Konjeviç Polje pranë Bratunac,nuk do të dëgjohet në këtë etnitet boshnjak të Republika Srpska (RS), në lindje të Bosnje dhe Herzegovinës (B e H)…Rrënimi filloi pas Vendimit të  Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rrënimi i Kishës  filloi në mëngjesin e të shtunës (5 qershor) dhe kthimi i gjendjes së para vitit 1998 në oborrin e pronares.Pas shembjës së kishës Ortodokse në Konjeviç Polje nga oborri i saj, Fata Orloviç, për medie tha se ajo fitoi drejtësi pas më shumë se 20 vitesh. Kisha është ndërtuar 23 vjet më parë

Fata Orlović (78) bëri një betejë ligjore afatgjatë me autoritetet e Republika Srpska, sepse një kishë Ortodokse u ndërtua ilegalisht në oborrin e shtëpisë së saj në Konjeviç Polje.

Kisha, në oborrin e saj të shtëpisë, u ndërtua në vitin 1998, në një kohë kur ajo ishte në mërgim. Deri në fillimin e luftës në B e H (1992), prona i përkiste burrit të Fatimës, i cili u vra me 20 anëtarë të tjerë të familjes në gjenocidin e Srebrenicës në 1995.

Prona e familjes Orloviç u konfiskua në favor të Komunës së Kishës në Drinjaça dhe Orloviçët nuk dinin asgjë në lidhje me procedurën e shpronësimit në atë kohë. Pas luftës në B e H, në përputhje me zbatimin e Shtojcës 7 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, që nënkupton kthimin e pronave pronarëve të para luftës, prona iu kthye familjes Orloviç, përveç komplotit në të cilin kisha ortodokse ishte ndërtuar.

“Epo, ne e mirëpritëm. Unë mendoj se kjo kishë ishte një dhimbje për të gjithë ne, sepse ishte ndërtuar në pronë të huaj dhe se ajo në kujtesën tone rikujtonte dhembjet e mëdha që përjetuam. Çdokush e shikoi atë e rikujtoi fëmiun e tij të vrarë…!” Kjo grua boshnjake duke falënderuar autoritetet që e zhvendosën, i porositë qe ta ndërtojnë kudo në pronën e tokën e tyre.Ajo tha se nuk është kundër,sepse “ Gjaku i të gjithëve është i njëjtë, dhe unë nuk doja ta prekja kishën, ata e bënë atë dhe falënderoj Zotin që e hoqën atë. Unë falënderoj veten time për luftën e vazhdueshme. Çdo gjë shkoi mirë, “tha Orloviç , duke deklaruar se ajo është veçanërisht e lumtur që vazhdoi në luftë ndërsa paguante shpenzimet gjyqësore nga pensioni i burrit të saj.

Fata Orloviç para mediave, sot ka bërë të ditur sedo të ndërtoi një shtëpi për fëmijët e saj në vendin ku ishte kisha.

Vendimi i Gjykatës në Strasburg

Fata Orloviç, pasi kisha nuk u hoq edhe pas proceseve të shumta gjyqësore, seancave dhe vendimeve gjyqësore, kërkoi ndihmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila në tetor 2019 nxori një vendim përfundimtar që urdhëronte largimin e kishës nga prona e familjes. Orloviç, me afatin e fundit për ekzekutimin e vendimit në 1 prill, 2020.

Pas gjykimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në shkurt të vitit 2020, kisha u zbraz.Sipas vendimit të Asamblesë Komunale të Bratunac, u përcaktua të rrënohej dhe të transferohej në një lokacion të ri, në qendër të Bratunacit afër, rreth njëzet kilometra larg Konjeviç Polje.

Po ashtu,më 3 mars, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në B e H i dha Mirënjohje Fata Orloviçit për luftën e saj të vazhdueshme për drejtësi në ushtrimin e të drejtave të saj të pronës.

P.S.

Solla për lexuesin këtë shembull individual të këmbngulsisë së një plake boshnjake 78 vjeçe për të realizuar të drejtën e saj për pronën e saj dhe për të menjanuar një objekt fetar të ngritur dhunshëm nga prona e saj, për të rënë këmbanat në kokën e të gjithë drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të  profesorëve,studentëve dhe të gjithë udhëheqjës komunale të Prishtinës dhe të Republikës së Kosovës, se është momenti të ndiqet rruga e Fatës e të rrënohet ky objekt,i cili është ndërtuar dhunëshëm dhe ilegalisht në pronat e Universitetit të Prishtinës, i cili për çdo ditë kujton dhunën,krimin dhe gjenocidin e një shteti kriminal! Ndiçeni udhën e Fatës!

(Punimet për heqjen e kishës së ngritur në oborrin e Fate Orloviç në Konjeviç Polje, afër Bratunac ,më 5 qershor 2021)

 (Fate Orloviç nga Konjević Polje, afër Bratunac ,sot realizoi të drejtën e saj pas dy dekadash)