01:03 / 07.06.2021
Shala: Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti
Ka reaguar edhe ish eprori i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
Ai e ka akuzuar direkt Qeverinë Kurti për sulm ndaj ish kryetarit të OVL UÇK-së, Faik Fazliut.
Postimi i plotë i tij në fcb:
“Sulmi i djeshëm ndaj luftëtarit e invalidit të luftës së UÇK-së , Faik Fazliu, është një akt i shëmtuar, akt të cilit i kanë paraprirë sulmet verbale nga akterë të ndryshëm të qeverisë Kurti.
Duke mos u mjaftuar nga akuzat, shpifjet e ofendimet, tanimë ata kanë filluar të përdorin edhe mekanizmat shtetëror për të vazhduar fushatën e tyre Kjo është fytyra e vërtetë e Qeverise Kurti!”























