Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Dr. Hajrullah Fejza, do të flas për librin e tij, “Seksualiteti i Njeriut".

Blerim Rexha, Profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së, flet rëndësinë e shkrimeve elektronike në transaksione ndërkombëtare.

Me rastin e ditës botërore të sigurisë së ushqimit, do të ketë lidhje të drejpërdrejt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Çfarë moti na pret këtë javë, do të na tregoj në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaji, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme