12:11 / 07.06.2021
Konjufca takohet me Metën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pritur në takim nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta e uroi Konjufcen për detyrën e re duke i dëshiruar suksese ndërsa Konjufca u shpreh se po respekton një tradita të krijuar që kreu i Kuvendit të Kosovës vizitën e parë jashtë vendit ta zhvillojë në Tiranë.
Pas këtij takimi nuk është paraparë deklaratë për mediat.
Më pas, Konjufca do të takojë edhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.























