Albin Kurti i ka bllokuar të gjitha projektet kulturore për vitin 2021

Albin Kurti i ka bllokuar të gjitha projektet kulturore për vitin 2021

Reshat Sahitaj

Qe nga marrja e pushtetit nga VV, MKRS i ka bllokuar të gjitha projektêt kulturore. Asnjê shoqatë nuk është nê gjendje të zhvillojë ngjarjet kulturore tradicionale, sepse MKRS edhepse i ka anuluar konkurset dhe rishpallur,  ende komisioni i MKRS nuk është ne gjendje të shpallin rezultatët. 

Qe nga paslufta edhepse me qeveri te përkohshme Ministria e Kultures ka ndarë mjete per organizime te shumë ngjarjeve kulturore, kurse këtë vit BLLOKADË TOTALE. Mediet tona nuk merren aspak më ketë bllokadë të shkaktuar nga MKRS që i ka paralizuar të gjitha aktivitetët ndërkombëtare dhe ndërshqiptare. Kultura është boshti kurrizor i një shteti siç janë edhe disa shtylla tjera. Nëse VV e Albin Kurtit nuk i kushton prioritet kulturës, imazhi i Kosovës në humbje e sipër. Nëse VV e Albin Kurtit po perpiqet ta pastrojë Kosovën nga kriminelet e likuidimeve fizike, Albin Kurti duke e bllokuar kulturën po shndërrohet në njê kriminel me të rrezikshem se çdo kriminel tjeter.


Reshat Sahitaj, kryetar i Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë