09:10 / 09.06.2021
Doganierët kapin katër refugjatë në maune
Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se katër personat u kapën në një maune, e cila po vinte nga Greqia.
Katër refugjatë që tentuan të hynë ilegalisht në Kosovë janë kapur nga doganierët.
“Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht. Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.























