10:28 / 09.06.2021
Haradinaj humb një mik: Ishim bashkë në kohërat më të vështira!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira.
“Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij”, shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:
Lamtumirë baci Ali!
Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij.
Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe.
Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!
RH























