13:09 / 09.06.2021
Pse nuk duhet të pini asnjëherë kafe sapo zgjoheni
Për shumë njerëz, kafeja është bërë një zakon në mëngjes. Sidomos, ata që konsumojnë kafe pa konsumuar vaktin e mëngjesit. Sidoqoftë, kafja nuk duhet pirë kurrë me stomak bosh.
Një studim i kryer nga Universiteti i Bath-it ekzaminoi efektin e gjumit dhe të kafesë në mëngjes në një numër indikatorësh të ndryshëm metabolikë. Studimi tregoi se kafeja e fortë e konsumuar para mëngjesit rrit ngarkesën glikemike pas ngrënies me rreth 50 %.
“Kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet kur gjëja e parë që bie në kontakt me trupin tonë është kafeja, veçanërisht pas një gjumi jo të mirë. Ne mund ta ndryshojmë këtë rutinë duke ngrënë së pari dhe duke pirë kafen më vonë.” , thuhet në studim.























