Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt me rastin e 143 vjetorit të lidhjes se Prizrenit dhe çlirimin e Prizrenit.
Xhemile Murati Shabani, drejtoreshë e DKRS-së për Ferizaj, përmes lidhjes së drejtpërdrejt do të flas për ditët e kulturës.
Për libriin universitar: “Vetëqeverisja Lokale, Shqyrtime Teorike dhe Krahasimore, do të flasin, Visar Morina dhe Florent Muçaj, bashkautorë.
Kurse në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Beqir Meta , drejtor i Instituti i Historisë -Tiranë
Sabit Syla, Instituti i Historisë "Ali Hadri"-Prishtinë
Hydajet Hyseni, kryetar i këshillit organizativ “Pranvera Shqiptare 1981”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
”























