18:37 / 09.06.2021
Tri aksidente të ndara brenda një kilometri në rrugën Prishtinë-Pejë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me tri aksidente të ndara që kanë ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha për lajmi.net se në këto moment Njësitet e Autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara që kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri) në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
“Në një aksident janë të përfshirë pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidente janë të përfshirë 12 vetura”, tha ai.
Tutje u theksua se si pasojë e këtyre aksidente ka edhe persona të lënduar, por që nuk dihet ende numri i saktë.























