Kelmendi: Ekstrapolimi i gabimit me e votue Albinin

Kelmendi: Ekstrapolimi i gabimit me e votue Albinin

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka komentuar në profilin e tij në facebook për liturgjinë e mbajtur në kishën e ndërtuar në oborrin e UP-së në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

 “Liturgjia e mbajtun ne kishen politike te Milosevicit dhe Arkanit ne Prishtine, asht vetem nji fakt qe mundesh me e prek me dore te ketij gabimi historik qe 50 perqind e qytetareve te Kosoves e bane tuj e votue Kurtin!”, ka thënë ndër të tjera Migjen Kelmendi. 

Postimi i tij i plotë në profilin e tij në fcb: 

EKSTRAPOLIMI I GABIMIT ME E VOTUE ALBININ

Dukej romantike me e votu nji djale te ri, bashke me do tjere, qe premtonin ndryshimin, ndrrimin e pushteteve dhe funksionimin e ligjit ne Kosove.
Vetem 100 dite ma vone, krejt kjo prralle qe kompremetoi shoqnine kosovare, plasi si fluske sapuni.
Nuk asht me u çudite, sepse absurdi asht shume i madh:
shoqnia kosovare, e cila diku ne 50 perqind asht rurale, me nivel kulturor folklorik, voton nji djal gjys te shkolluem qe e citon Hegelin - per pa e lexue (sic!)

Gabimi s'asht abstrakt. Medoemos ka me e pase edhe manifestimin e jashtem, njisoj si Shqipnia e Enverit qe pershfaqej ne ate fukarallek qe e kish ndrrue optin e qytetareve dhe ne ate çmendi arkitekturale qe kaploi kete vend komunist.

Liturgjia e mbajtun ne kishen politike te Milosevicit dhe Arkanit ne Prishtine, asht vetem nji fakt qe mundesh me e prek me dore te ketij gabimi historik qe 50 perqind e qytetareve te Kosoves e bane tuj e votue Kurtin!

Parashikimi i Kadri Veselit se "Kurti ka me na e prue Serbine mbrenda" faktohet konkretisht me kete akt te sotem ne kishen politike te Milosevicit e Arkanit.
E keqja asht se ekstrapolimet dhe manifestimet e ardhshme te gabimit historik te 50 perqind te qytetareve te Kosoves, kane me e damtue dhe rrezikue te ardhmen e 100 perqind te qytetareve!
Kurti asht abolue me voten tuej. Pergjegjesia e plote mbetet te ju dhe ndergjegja e juej!


MË SHUME NGA Aktuale