10:22 / 11.06.2021
Nis seanca e Kuvendit, pritet të raportojë Albin Kurti
Ka filluar seanca e Kuvendit ku në rend dite është raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut/
Në sallë janë prezent një numër i vogël i deputetëve. Nga Grupi Parlamentar i LDK-së prezentë është në seance vetëm deputetja Valentina Bunjaku, nga AAK-ja vetëm Ramush Haradinaj.
Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.























