Haradinaj: E kemi obligim të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur
BKT
Lajme

Haradinaj: E kemi obligim të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, tha se çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë dhe se ne e kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, vizitoi kopshtin Dina, ku u takua me shumë fëmijë.

“Për ditën e çlirimit të Prishtinës sot u takova me më të dashurit tanë, fëmijët. Në kopshtin Dina, fëmijët kënduan e recituan për paqe e pranverë. 

E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

Çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë.

Brezat e ri po rriten shëndetshëm e të sigurtë që e ardhmja jonë të jetë në duart e tyre.

Urime dita e çlirimit Prishtinë e fëmijëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme