Prekazi: Ka një rikthim të Italisë nga e kaluara po me stil modern
BKT
Sport

Prekazi: Ka një rikthim të Italisë nga e kaluara po me stil modern

Trajneri i futbollit Rafet Prekazi ka thënë se Italia e tanshme e futbollit është rikthyer në vitet e saj të shkëlqimit, vetëm se tashmë me një futboll modern.

I ftuar në RTK, ai ka komentuar ndeshjen Itali-Turqi, e cila është në kuadër të EURO 2020. 

"Ka një ngritje në ligën e Italisë dhe ajo reflektohet edhe te Kombëtarja. Është një Itali që kthehet në ato vitet e kaluara, por me një futboll modern. Llogaritet që ta fitojë edhe Evropianin. Turqia është një skuadër, ku janw kombinuar rinia me përvojwn", ka thënë Prekazi.