Gjonbalaj flet për përparësitë dhe mangësitë e Rusisë përballë Belgjikës
BKT
Sport

Gjonbalaj flet për përparësitë dhe mangësitë e Rusisë përballë Belgjikës

Analisti i futbolli Malësor Gjonbalaj konsideron se Rusia nuk ka ndonjë cilësi të madhe futbollistike, por në ndeshjen me Belgjikën edhe mund të ketë befasi.

Sonte ndeshen Belgjika - Rusia në kuadër të Euro 2020 e Gjonbalaj ka qenë mysafir në RTK për të bërë analizimin e ndeshjes. 

"Rusia nuk ka ndonjë cilësi të madhe, por ajo kompaktësia ekipore e bën të veten. Rusia ka një lojë të shpejtë prapa shpine, kurse anë negative e ka nëse sulmon me krejt ekipin. Por edhe mund të ketë të papritura", është shprehur ai.