Një i vdekur e 7 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një i vdekur e 7 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar edhe 7 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i IKSHPK-së:

13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në total numri i rasteve aktive është 434.