​Padia për gjenocid, Vuçiq-Kurtit: Mos kërcëno!

​Padia për gjenocid, Vuçiq-Kurtit: Mos kërcëno!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur rreth paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti mbi ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta paraqesë padinë në vend që, sipas tij, të bëjë kërcënime.

"Mos kërcëno më, bëje! Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë kjo”, tha Vuçiq për TV Pink, duke shtuar se kjo tregon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdim të dialogut.

Ai tha se nuk ka alternativë tjetër për dialogun me palën kosovare në Bruksel, i cili është paralajmëruar për datën 15 qershor.