Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, me rastin e takimit të nesërm mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Bardh Nimani, menaxher i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, do të flas për fillimin e vaksinimit masiv.

Për ditën e gjuhës gjermane, do të flasin, zv. ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri,  ambasadori  i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe ambasador i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 


MË SHUME NGA Lajme