Konjufca: Me Kurtin, Vuçiq duhet ta pranojë realitetin e ri në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është deklaruar para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për çështjen e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se deri më tani në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë janë diskutuar vetëm tema të brendshme të Kosovës, por se kjo qasje sipas tij do të marrë fund, meqë tani në krye të dialogut do të jetë kryeministri Albin Kurti.
Konjufca ka thënë se është shumë i bindur se ditën e nesërme në takimet në Bruksel, Kurti do të përfaqësojë dinjitetshëm vendin dhe atë që ka ndodhur me 14 shkurt.
"Jam fort i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme, në takimet që i ka atje, do ta përfaqësojnë dinjitetshëm pikërisht atë që ka ndodhur me 14 shkurt, kur qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave, por njëra ndër gjërat e rëndësishme është edhe dialogun me Serbinë. Dhe jam optimist që Kurti do ta përfaqësojë opsionin e një dialogu që Kosova e kërkon atë që është substanciale, atë që është me Serbinë, që Kosova të jetë shtet i njohur dhe pranuar nga Serbia, që Aleksandër Vuçiq ta pranojë realitetin e ri në Kosovës, atë të votot 1999 dhe tjetrin të 14 shkurtit", tha kryeparlamentari Konjufca.























