Poloni-Sllovaki, ky është parashikimi i Ramiz Krasniqit
Sfida mes Polonisë dhe Sllovakisë, është ndeshja e radhës e ditës së sotme të Evropianit 2020, raporton RTKLive.com.
Ky duel parashikohet të sjellë ndeshje interesante, sepse të dy skuadra synojnë ta nisin këtë Evropian me fitore.
Ramiz Krasniqi, analist në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), mendon së kjo ndeshje do të sjellë lojë të fortë dhe cilësorë, edhe pse Krasniqi mendon se përvoja është në anën e Polonisë. Ai i vlerëson lart cilësitë që posedon sulmuesi polak, Robert Lewandowski.
“Përvoja është në anën e Polonisë. Unë shpresoj se do të jetë një ndeshje e mirë. E kam parë Poloninë në ndeshjen kualifikuese kundër Maqedonisë, e kam parë live por lojtar me inteligjent si Lewandwoski nuk kam parë. Polonia është skuadër e fortë dhe stabile, dhe luajnë një futboll cilësorë”, ka thënë Krasniqi.
Ndeshja mes Polonisë dhe Sllovakisë nis në orën 18:00. /RTKLive/























