Nis përballja Spanjë-Suedi
BKT
Sport

Nis përballja Spanjë-Suedi

Në “Estadio de La Cartuja” të Sevilles ka nisur ndeshja e grupit E të kampionatit evropian ndërmjet kombëtares së Spanjës dhe asaj të Suedisë.

Në ndeshjen e parë të grupit “Furia e kuqe” do të tentojë që të arrijë tri pikët e para për të dëshmuar se është kandidate serioze për titullin e evropianit këtë vit.

Nga ana e saj, Suedia do të përpiqet të bëjë befasi duke ditur se kundërshtari i saj është mjaft i vështirë dhe i papërshtatshëm.

Në grupin E kryeson Sllovakia, e cila sot mposhti Poloninë me rezultat 2:1.