Petkovic: Borrell do ta informojë Bidenin për takimin Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Petkovic: Borrell do ta informojë Bidenin për takimin Kosovë-Serbi

Petar Petkovic, shef i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, në një prononcim për TV Pink nga Brukseli ka bërë të ditur se Borrell do të takohet me presidentin e SHBA’ve, Joe Biden për ta informuar lidhur me takimin Kosovë – Serbi.

Petkoviq ka thënë se këtë ia ka thënë Vucicit vet Borrell.

Petkovic, i cili është pjesë e delegacionit serb në krye me presidentin Vuçiq ka thënë koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit.

“Pas takimit bilateral që delegacioni i Serbisë ka pasur me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, ky i fundit i ka thënë presidentit Vuçiq se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden për takimin trepalësh që do të zhvillohet”, ka thënë Petkoviq.

Ndryshe, takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq është duke u zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së.


MË SHUME NGA Lajme