Rohde: Festimi `Ditët e Gjuhës Gjermane` në Kosovë tani është traditë
Ambasada Gjermane, së bashku me Ambasadën Austriake dhe Zvicerane, Goethe Zentrum, Institutin Austriak të Gjuhës, Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës, si dhe partnerë të tjerë si çdo vit edhe kësaj radhe po organizojnë ‘Ditët e Gjuhës Gjermane’.
Joern Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, foli për festimin e “Ditët e Gjuhës Gjermane” në Kosovë, që tani më është bërë një traditë e gjatë këtu.
“Gëzohem qe këto ditë po i festojmë ‘Ditët e Gjuhës Gjermane’, kjo tani është një traditë e gjatë në Kosovë, ku gjuhën gjerman e flasin shumë njerëz dhe ne duam që ti inspirojmë edhe të tjerët që ta mësojnë gjuhën gjermane”, tha Rohde.
Ai thotë se është i befasuar me numrin e madh që njerëzit këtu flasin gjuhën gjermane.
“Kosova është një ndër vendet e para në rajon, ku rreth 15 % e njerëzve flasin gjuhën gjermane, për këtë ka edhe shumë aktivitete në shumë institucione për ta festuar këtë ditë.”, tha ai.
Ambasadori Rohde tha se “Ditët e Gjuhës Gjermane” si çdo vit edhe kësaj radhe do të festohen një sërë ngjarjesh ku do të prezantohet oferta e larmishme kulturore dhe gjuhësore në Kosovë ndër ta edhe filma.
Për ditën e gjuhës gjermane, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, folën edhe, zv. ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe ambasador i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























