19:35 / 15.06.2021
Ronaldo është i vetmi lojtarë që luan në pesë Kampionate Evropiane
Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme si në nivel të klubeve ashtu edhe në ato të ekipeve kombëtare.
Superylli i Juventusi tashmë ka thyer rekordin më të ri sa i përket nivelit ndërkombëtar.
Në fakt, Ronaldo me paraqitjen e tij të sotme në ndeshje e Euro 2020 kundër Hungarisë me Portugalinë është bërë lojtari i vetëm që ndonjëherë ka luajtur në pesë kampionate evropiane.
Ai është paraqitur në kampionatet evropiane të viteve 2004, 2008, 2012, 2016, 2021.























