​Ulcera venoze: Shkaku, simptomat dhe trajtimi i këtij fenomeni në këmbë

​Ulcera venoze: Shkaku, simptomat dhe trajtimi i këtij fenomeni në këmbë

Ulcera venoze është një emër tjetër për plagët e hapura që shfaqen më shpesh në këmbë, dhe shërohen ngadalë për shkak të qarkullimit të dobët.

Ato mund të zgjasin nga dy javë në një vit. Nëse ulcera nuk trajtohet, mund të ndodhin gjendje dhe sëmundje më serioze.

Një ulcerë venoze ndodh pas një dëmtimi të vogël dhe çarjes së lëkurës në këmbë.

Problemi që çon në ulcera është funksionimi i dobët i venave në këmbë duke shkaktuar grumbullimin e lëngjeve dhe parandalimin e ushqyesve dhe oksigjenit në inde. Kjo shkakton vdekjen e qelizave dhe dëmton lëkurën dhe ngadalëson shërimin e prerjes.

Më shpesh ndodh te gratë e moshuara, ndërsa rreziku i këtyre plagëve rritet me pirjen e duhanit, dëmtimet në këmbë, por edhe me probleme të qarkullimit të gjakut, mpiksjes së gjakut si dhe mbipesha. Njerëzit të cilët kanë venat me variçe gjithashtu janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të ulcerave.

Ajo njihet më lehtë nga kruajtja, djegia, por edhe ënjtja e këmbës në zonën përreth ulcerës. Përveç kësaj, simptomat mund të përfshijnë:

-lëkurë të thatë

-skuqje

-njolla kafe

-lëkurë e fortë rreth ulcerës

-lëngu që del nga plaga

-skuqje

-dhimbje që përkeqësohet

-ethe

Si diagnostikohet ulcera venoze?

Kur vëreni një plagë në këmbë që nuk shërohet, duhet të shihni një mjek. Në disa raste, do të nevojitet një skanim me rreze X ose CT për të përcaktuar ashpërsinë e situatës. Është e nevojshme të zbulohet se cili është shkaku i ulcerës në mënyrë që të mos shfaqet më.

Si trajtohet?

Çorapet ose fashot e kompresimit duhet të vishen për të rifilluar qarkullimin dhe për të lejuar rrjedhjen e gjakut. Është e rëndësishme që plaga të mbahet gjithmonë e pastër. Sapo të përmirësohet qarkullimi, lëkura do të fillojë të shërohet dhe ulcera do të tërhiqet me kalimin e kohës.

Ulcera mund të infektohet me baktere dhe një antibiotik do të qetësojë infeksionin. Njerëzit me mbipeshë duhet të humbin kile shtesë, ndërsa duhanpirësit të ndalojnë pirjen e duhanit, por opsioni i fundit i trajtimit është operacioni.

Ulcera venoze kryesisht do të tërhiqet dy ose tre muajve pas trajtimit të duhur, ndërsa disa ulcera do të zgjasin më shumë dhe disa kurrë nuk do të shërohen plotësisht. Nëse nuk trajtohet, ulcerat venoze mund të çojnë në infeksione serioze dhe, në raste të rralla, në kancer të lëkurës.