Sasia e ujit që duhet ta pinë fëmijët brenda ditës

Sasia e ujit që duhet ta pinë fëmijët brenda ditës

Kur bëhet fjalë për hidratimin e fëmijëve dhe marrjen e një sasie adekuate uji, gjithçka varet nga mosha dhe pesha e foshnjës. Nevojat ditore do të plotësohen me disa gota në ditë të cilat rriten me moshën dhe peshën.

Uji është lëndë ushqyese jetike që ndihmon në kontrollin e temperaturës së trupit, mbështet tretjen e shëndetshme, largon “mbeturinat” nga trupi, parandalon kapsllëkun dhe shumëçka tjetër, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kujdeseni për hidratimin.

Sasia e lëngjeve që i nevojiten fëmijës suaj varet nga pesha dhe aktiviteti fizik. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), “fëmijëve të moshës 1-3 vjeç u duhen përafërsisht 4 gota lëngje në ditë, duke përfshirë ujë ose qumësht. Kjo rritet në rreth 5 gota te fëmijët e moshës 4-8 vjeç dhe 7-8 gota për fëmijët më të mëdhenj”.

 

(Foto: Wisconsin Rapids Daily Tribune)

Mbani në mend se pjesa më e madhe e marrjes së lëngjeve duhet të jetë ujë dhe sasia duhet të rritet në muajt e ngrohtë. Modeloni vetë hidratimin e duhur – kur fëmijët shohin prindërit e tyre që vazhdimisht kërkojnë ujë, ata do të jenë më të prirë të bëjnë të njëjtën gjë.

Përmirësoni shijen e ujit të thjeshtë duke shtuar një sasi të vogël të lëngut të frutave ose duke shtrydhur në ujë limon, portokall ose grejpfrut.

Gjithashtu, fëmija juaj nuk duhet t’i marrë lëngjet ekskluzivisht nga uji. Frutat me lëng, si shalqiri dhe manaferrat dhe perimet si kastravecët mund të kontribuojnë në hidratimin.

Kufizoni marrjen e lëngjeve të gazuara – përpiquni të mbani në minimum lëngjet e frutave dhe pijet elektrolitike, dhe hollojini me ujë, sepse ato përmbajnë shumë sheqer.

 

(Foto: Happy Family Organics)

Gjithashtu shmangni pijet që përmbajnë kafeinë, të tilla si çaji i ftohtë ose shumë pije të gazuara, sepse kafeina është një diuretik që mund të kontribuojë në procesin e dehidrimit duke rritur humbjen e lëngjeve. Përveç kësaj, kafeina si një stimulues mund të zvogëlojë simptomat e dehidrimit.

Fëmijët janë më të prirë për dehidrim sesa të rriturit, sepse organizmi i tyre nuk qetësohet në mënyrë efikase, prandaj është e nevojshme të kujdeseni më shumë për marrjen e duhur të ujit. Rreziku lind kur lëngjet largohen nga trupi më shpejt sesa zëvendësohen, kurse dehidrimi i rëndë mund të jetë kërcënues për jetën.

Një shenjë e mirë e hidratimit është urina e verdhë e çelët ose e shndritshme. Urina më e errët, zvogëlimi i urinimit, lëkura e thatë, buzët e plasaritura dhe mungesa e lotëve kur qan mund të jenë shenja të dehidrimit. Sidoqoftë, gjëja e mirë është që fëmijët rehidrohen mjaft shpejt dhe nuk duhet shumë për të ruajtur një nivel optimal. /Telegrafi/