21:50 / 15.06.2021
Francë-Gjermani, ky është rezultati i pjesës së parë
Pjesa e parë mes Francës dhe Gjermanisë, është mbyllur me epërsinë e francezëve prej 1-0.
Franca pati rastet më të mira, ndërsa Gjermania u mundua të krijojë diçka, por nuk arritën ta bëjnë me sukses atë në fazën e sulmit.
Francezët kaluan në epërsi falë autogolit te Mats Hummels në minutën e 20′.
Pas këtij rasti, gjermanët morën iniciativën dhe patën disa raste gjatë pjesës së parë.
Franca në fakt i dhuroi Gjermanisë dy gjuajtje të lira në dy pozicione mjaft të mira, por goditjet e Toni Kroos përfunduan jashtë kuadratit.
Pas pak nis pjesa e dytë.























