“Sinjalizo”, fillon performanca 14 orëshe kundër korrupcionit në Prishtinë
BKT
Lajme

“Sinjalizo”, fillon performanca 14 orëshe kundër korrupcionit në Prishtinë

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur performancën kundër korrupsionit "Sinjalizo", përmes së cilës po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit.

Fushata sensibilizuese e RAI po zhvillohet në sheshin "Zahir Pajaziti" në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen 14-orëshe, përmes së cilët synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të sinjalizojnë korrupsionin.

Qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij aksioni duke vizituar sheshin “Zahir Pajaziti”.


MË SHUME NGA Lajme