Milani në sulm për talentin francez
BKT
Sport

Milani në sulm për talentin francez

Milan dëshiron me çdo kusht të përforcojë kontingjentin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, drejtuesit kuqezi i kanë bërë ofertë skuadrës së Tuluzës për mesfushorin Amin Adli.

Sipas asaj që shkruan media e njohur italiane, Maldini dhe Masara i kanë bërë ofertë klubit transalpin 5 milionë euro plus bonuset që arrijnë deri në 7 milionë euro.

Për 21-vjeçarin francez nuk është e lehtë, pasi kuqezinjtë nga Milano duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Bayer Leverkusen dhe Marseilles.

Gjatë sezonit të kaluar me skuadrën e Tuluzës e cila militon në Ligue 2 franceze, Adli është paraqitur 36 herë në total në fushën e blertë, nga ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 8 asist.