Uellsi shokon Turqinë

Uellsi shokon Turqinë

Pas Italisë, është Uellsi që ka mposhtur Turqinë, me rezultat 2-0, sonte në kuadër të rrethit të dytë të Grupit A.

Tri pikë shumë të rëndësishme në këtë kampionat Uellsit ia siguruan golat e realizuara nga mesfushori Aaron Ramsey në minutën e 42’ të ndeshjes kur mori një asistim perfekt nga Gareth Bale dhe Roberts në minutat shtesë.

Bale kishte mundësinë që ta mbyllte edhe më herët këtë ndeshje por në minutën e 61’ dështoi të realizon nga penalltia duke e dërguar topin lartë mbi portën e Turqisë.

Për Kombëtaren e Turqisë kjo është humbja e dytë radhazi në grup pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Italia me rezultat 3-0.