Policia arreston personin që hyri në emër të dikujt tjetër në test

Policia arreston personin që hyri në emër të dikujt tjetër në test

Një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim sot rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patentë shofer.

Personi i dyshuar:  E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit.


MË SHUME NGA Aktuale