Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Klinë

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Klinë

Një person ka mbetur i lënduar pas disa të shtënave me armë zjarri në Klinë. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për media Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova.


MË SHUME NGA Aktuale