13:57 / 17.06.2021
Miratohen anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës
Me 70 vota për, një kundër dhe një abstenim ka kaluar në Kuvend të Kosovës propozomi për emërimin e anëtarëve për Komisionin për dhënien e provimit të jurispodencës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu paraqiti para deputetëve për votim, anëtarët për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Të njëjtit u votuan dhe u ratifikuan nga kuvendi, kryesisht deputetët në pozitë, përderisa opozita kundërshtonte disa nga anëtarët për moskualifikim dhe përmbushje të kritereve.
Anëtarët e Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës: Albert Zogaj, Drita Rexhaj Valbona Dishaj Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.























