14:20 / 17.06.2021
Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 16:00
Në vazhdimin e punimeve të ditës, Kuvendi pritet të zgjedhë Komisionerin të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Pas emërimit të anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në ora 16:00.
Pas kësaj pritet të debatojnë në lidhje me Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.























