18:33 / 17.06.2021
Ndeshja Danimarkë-Belgjikë, duartrokitet Eriksen
Në përballjen mes Danimarkës dhe Belgjikës, në minutën e dhjetë është ndërprerë ndeshja në shenjë respekti për lojtarin danez Christian Eriksen.
Në ndeshjen hapëse të Euro 2020 të Danimarkës kundër Finlandës, Eriksen pëson kolaps në fushë, duke bërë kështu që ndeshja të pezullohet.
Sot në shenjë respekti, në stadiumin e “Parken” të Kopenhagës, tifozët e Danimarkës u solidarizuan me Eriksenin duke duartrokitur në minutën e 10’ të ndeshjes, për nder të numrit të tij të fanellës.























