Kështu mbyllet pjesa e parë Danimarkë-Belgjikë

Kështu mbyllet pjesa e parë Danimarkë-Belgjikë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës.

Ndeshja filloi me një nderim për mesfushorin danez, Christian Eriksen, ku UEFA kishte organizuar një ceremoni të veçantë për ta nderuar atë.

Në gjysmë të fushës u shfaq një fanellë e madhe me numrin 10 dhe me emrin e Eriksenit. Pastaj në minutën e 10-të e takimit, topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Danimarka e filloi takimin në mënyrë të fuqishme pasi arriti të dalë në avnatazh pas vetëm dy minutash. Poulsen shënoi në min 2′ për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Rezultati i pjesës së parë, Danimarka 1-0 Belgjika.

Pas pak nis pjesa e dytë.