Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
BKT
Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. 

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos iu ekspozohen rrezeve direkte të diellit. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme