Mbappe në gusht kalon te Reali
BKT
Sport

Mbappe në gusht kalon te Reali

Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi dhe kjo do të ndodhë në muajin gusht. Josep Pedrerol i El Chiringuito këmbëngul për këtë operacion merkatoje.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë dhe deri më tani nuk ka rinovuar me PSG-në, ndërkohë dihet që Mbappe e dëshiron shumë një kalim te spanjollët.

Pak kohë më parë, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, shprehet se ylli i tyre nuk do të largohet nga skuadra.

“Dua të jem i qartë një herë e mirë: Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Ne nuk do ta shesim kurrë atë dhe ai nuk do të largohet kurrë si lojtar i lirë”, kishte deklaruar numri një i PSG-së.