Haxhiu: Në këtë ditë feste ndihet shumë mungesa e çlirimtarëve
BKT
Lajme

Haxhiu: Në këtë ditë feste ndihet shumë mungesa e çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në 22-vjetorin e çlirimit të Skenderajt ka përmendur luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Në këtë ditë feste mungesa e çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë, ndihet edhe më shumë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët që janë sot në Hagë, ishin kontribuues të devotshëm për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ai i ka shprehur mirënjohje të veçantë të gjithë luftëtarëve që kanë ardhur në Drenicë për të luftuar gjatë luftës, duke kontribuar në çlirimin e kësaj zone.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

 


MË SHUME NGA Lajme